Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron, për ne ka respekt gjithë bota Të paktën shtate persona humbën jetën pas protestave te dhunshme që
përfshinë të gjithë Egjiptin, ne dy vjetorin e kryengritjes qe rrezoi
nga pushtetit ish-presidentin Hosni Mubarak. Agjensia e lajmeve MENA
raportoi per mbi 450 të plagosur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shendetesise tha se gjashte nga vrasjet ndodhen në qytetin e Suezit, ku protestuesit qelluan me gure dhe shishe Forcat e Armatosura.
Te shtunen trupa shtese u vendosen ne qytetin bregdetar te Suezit, pasi situata u cilesua nga autoritetet “jashte kontrollit”.
Ne sheshin Tahrir, në Kajro protestuesit qelluan me gure policine e cila u kunderpergjigj me gazlotesjelles. Protestat vazhduan per ore te tera prane Ministrise se Brendshem, nderteses se televizionit shteteror dhe pallatit presidencial.
Tensione u shenuan edhe ne Aleksandri, Port Said, Mahalla dhe Ismalia. Protestuesit te lidhur me grupe liberale dhe laike e shfrytezuan kete, per te ushtruar presion ndaj presidentit Mohamed Mursi dhe partise se tij “Vellezerit Myslimane”, per te modifikuar Kushtetuten e Re te vendit.
Top Channel