OKB planifikon ndërhyrje në RD Kongo

26/01/2013 03:00

OKB ka bërë të ditur se po përgatitet për të ndërhyrë ndaj rebelëve, që kanë nxitur konflikte në Republikën Demokratike të Kongos, bëri të ditur një zyrtar.

Ndërkohë, 8 presidentë të vendeve afrikane pritet të firmosin një akord të ndërmjetësuar nga OKB, që synon të rivendosë stabilitetin në rajon. Më shumë se 800 mijë njerëz janë zhvendosur, që prej grupi rebel M23 sulmoi me armë qeverinë e Kinshasa-s, majin e kaluar.

Ata akuzojnë presidentin Joseph Kabila se ka dështuar të respektojë një marrëveshje të mëparshme gjatë vendosjes së paqes, sipas së cilës rebelët do të integroheshin në ushtri.

M23 ka bërë të ditur se kërkon përmirësimin e kushteve të jetesës për njerëzit në lindje të RD të Kongos, por OKB njofton se ata janë duke u mbështetur nga Rëanda, që ka ndërhyrë thellë në fqinjët e saj lindorë, që kur përgjegjësit për genocidin në këtë vend u transferuan masivisht në Kongo, në 1994.

Zyrtari i OKB-së tha se plani për ndërhyrjen e rreth 2500 trupave ushtarakë ishte në faza të avancuara, edhe pse do të duhet ende të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit. Trupat do t’i shtoheshin “Monusco”-s, një mision ekzistues i OKB-së në RD Kongo për ruajtjen e paqes, i dërguar për të mbrojtur civilët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA