Kompania austriake OeSD paralajmëron se do të padisë Ministrinë e Brendshme të Kosovës për mosrespektim të kontratës që sipas kësaj kompanie, i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm fianciar.

Krisja mes kompanisë austriake që fitoi tenderin për prodhimin e pasaportave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme, erdhi pas një skandali korrupsioni ku përfshiheshin 1.4 milion euro.

Drejtori ekzekutiv i OeSD-së, Reinhart Gausterer në një deklaratë për mediat kosovare tha se kompania është duke shqyrtuar mundësitë ligjore për të ngritur një padi, në Kosovë apo edhe në gjykatat ndërkombëtare ndaj Ministrisë së Brendshme.

Më 23 janar përfundoi pa asnjë marrëveshje afati i vendosur nga parlamenti i Kosovës për bisedimet mes dy palëve për të zgjidhur kundërshtitë në lidhje me respektimin e pikave të kontratës.

Top Channel