24 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të Prishtinës kanë marrë
lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në
mesditë në rrugën Shtërpcë-Prevallë.

Autobusi që po transportonte nxënës ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë. Agjencia ‘Indeksonline’ citon një zyrtar policor, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur rreth orës 11.00 të ditës së sotme.

Ai tha se të gjithë nxënësit e lënduar janë transportuar me tri autoambulanca në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit të Shtërpcë dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.Në vendin e aksidentit kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin.

Top Channel