
Ushtarët irakian hapën zjarr ndaj një turme protestuesish sunitë që kërkonin dorëheqjen e kryeministri shiit, duke lënë të paktën 4 të vdekur dhe mbi 40 të tjerë të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë.
Protestat nisën në qytetin e Fallujas në provincën perëndimore të Anbarit, një rajon i banuar kryesisht nga sunitë që akuzojnë qeverinë e kryeministrit shiit se i trajton ata si “qytetarë të dorës së dytë”.
Dëshmitarët thanë për CNN se ushtarët hapën zjarr pas thirrjeve të dërguara ndaj protestuesve për të ndalur filmimin e ushtarëve që ndodheshin në tarracat e godinave përreth sheshit ku zhvillohej manifestimi.
Breshëria e plumbave ndaj protestuesve të paarmatosur ka zgjatur për disa minuta. Autoritetet vendosën masën e ndalim-qarkullimit në disa zona të provincës, ndërsa kryeministri Nuri al-Maliki deklaroi nisjen e një hetimi për të zbardhur ngjarjen.
Top Channel