
Kryeministri dhe njeheresh lideri i Partise Demokratike te Kosoves,
Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleances Kosova e Re, Behgjet Pacolli janë
marrë vesh për vazhdimin e koalicionit qeveritar.
Kjo marrëveshje vjen nga një darkë pune të zhvilluar mbrëmë në Prishtinë midis dy liderëve të partive të koalicionit.
Çarjet brenda koalicionit ndodhën pas largimit te ministrit për FSK-në, Agim Çeku nga drejtimi i partise së tij e cila ishte ne koalicion qe para zgjedhjeve me partinë e Pacollit, çka ka bërë që AKR të kërkojë një ministri tjeter.
Zyrtare te Aleances Kosova e Re jane deklaruar dite me pare se nese nuk merret parasysh kjo kerkese nga kryeministri Thaçi atehere partia e Pacollit nuk e ka problem te dal ne opozite.
Top Channel