SHBA, Pentagoni shkurton 46 mijë punonjës

25/01/2013 20:40

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes lajmëroi për përfundimin e 46 mijë kontratrave të përkohshme të punës, pas shkurtimeve të pritshme në buxhetin e mbrojtjes, duke nisur nga muaji mars.

Zv/sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, deklaroi se Pentagoni ishte i detyruar të vepronte pasi “koha për të absorbuar shkurtimet (ende të papërcaktuara në detaje) e buxhetit po përfundon”.

Si rrjedhojë e shkurtimeve që presidenti Obama është shprehur i vendosur të zbatojë, buxheti i shtetit pritet të jetë 50 miliardë dollarë më i ulët gjatë 2013-s, duke prekur midis të gjithë sektorëve, edhe atë të mbrojtjes.

Demokratët dhe republikanët janë përballur ashpër në Kongres dhe Senat për planin e ri të buxhetit dhe arritën një marrëveshje të orës së fundit në 1 janar, për të shtyrë bisedimet me dy muaj të tjerë.

Aktualisht, nuk dihet ende se cili do të jetë përfundimi i bisedimeve.

Përballë paqartësisë për buxhetin e ardhshëm, Carter deklaroi se Pentagoni mund të jetë i detyruar që të detyrojë punonjësit të realizojnë një ditë të papaguar çdo javë nga muaji prill, për të kursyer 5 miliardë dollarë shtesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA