Opozita ka kontestuar sërish të premten privatizimin e katër
hidrocentraleve. Sipas deputetit Eduard Shalsi, vec çmimit edhe më i
papranueshëm është fakti se përse duhej që të shiteshin hidrocentralet
përderisa shteti del me humbje nga ky proces.

“Argumenti yne ka te beje me faktin se qeveria shqiptare brenda nje kohe te shkurter ka shitur nga njera ane HEC-in e Lanabregasit me nje çmim 3 milionë eurosh per 1 Më fuqi te instaluar dhe nga ana tjeter 4 HEC-et per 109.5 milion euro, qe do te thote 1.4 milion euro per 1 Më fuqi te instaluar.Te mos harrojme se qeveria shqiptare ka marre kredi per te modernizuar teknologjine e Hidrocentraleve te Bistrices vetem pak vite me pare. Kredi te cilen pas shitjes do te vazhdoje ta paguaje shteti shqiptar. Pikpyetjet e diferencave te cmimeve deri me sot nuk kane marre asnje pergjigje serioze.Po perse duhen shitur keto HEC-e – pyet sot me te drejte cdo shqiptar. Cfare fitojne dhe cfare humbasin ? Qeveria shqiptare nuk i ka bere asnjehere publike bilancet dhe pasqyrat financiare te ketyre HEC-eve. Perse kjo mungese transparence?” tha Shalsi.  

Top Channel