Në Afrikë armatim iranian

25/01/2013 00:00

Në zonat e përfshira në konflikte të përgjakshme në Afrike si Sudani,
Republika Demokratike e Kongos dhe Bregu i Fildishte jane transportuar
per vite me radhe municione pa etikete apo ambalazhim.

Pas nje pune 6- vjeçare kane mundur te zbulojne origjinen e tij. Zeri i Amerikes citon nje raport te ri te publikuar kete muaj sipas te cilit, municionet ne fjale vijne nga Irani, edhe pse Kombet e Bashkuara kane vendosur nje embargo armesh mbi republiken islamike.

Plumbat iraniane te gjetura ne te gjithe Afriken, ndoshta nuk ishin te cilesise me te mire qe vendi mund te ofronte. Te gjitha jane prodhuar gjate te njejtes periudhe tre vjecare ne fillimin e dekades se fundit. Behet fjale ndoshta per surpluse ushtarake apo mbetje te cilesise se dobet, te shitura me ulje cmimi per cilindo qe kerkon muncione te lira.

Plumbat e nje cilesie te ulet mbeten sidoqofte vdekjeprurese, thote raporti, dhe ato iraniane perdoren ne mbare Afriken e kane perfunduar ne duart e grupeve te rrezikshme duke nisur nga milicia e tmerrshme Tutsi ne Kongo e deri tek terroristet e lidhur me Al Kaeden ne Magrebin islamik.

Dokumenti tregon gjithashtu se Teherani ndihmon ne menaxhimin e fabrikes se armeve Yarmouk ne kryeqytetin sudanez Kartum, ku ndodhen nje grup kontenieresh me municione, shenjestra e nje sulmi ajror ne muajin tetor qe me te gjithe gjasat ishte veper e Izraelit.

Sipas nje kabllogrami te 2006-s, te bere publike nga Wikileaks, kjo fabrike ka qene e perfshire edhe ne prodhimin e materialeve kimike dhe biologjike per Iranin e Sirine. Një arritje e madhe për hetuesit u shënua në vitin 2010, kur forcat e sigurisë kapën në portin Apapa në Lagos të Nigerisë 13 kontenierë me 240 tonë municione.Fatura e shkarkimit tregoi me vone se kontenierët ishin dërguar nga Irani me etiketën “materiale ndërtimi”.

Top Channel