
Kërkesa e tre përfaqësuesve të opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve është refuzuar.
Kryetarja e ketij institucioni, Lefterije Lleshi nuk e ka perfshire ne rendin e dites te mbledhjes se dates 28 janar. Permes nje njoftimi te shperndare per mediat, anetaret e propozuar nga opozita ne KQZ, thone kjo eshte nje shkelje e rende e ligjit, pasi ai iu jep te drejte dy anetareve te therrasin mbledhjen dhe te perfshihet ne rendin e ditës çdo kërkesë e ardhur nga të paktën dy anëtarë të KQZ-së”.
Ata shprehen se “me mosveprimin e saj, duke refuzuar ta vendosë kërkesën tonë në rend dite, Kryetarja e KQZ ka shkelur rëndë ligjin, dhe ka dhënë edhe një shembull tjetër të shëmtuar të dhunës së shumicës në KQZ” .
Perfaqesuesit e opozites ne KQZ kishin propozuar qe te ishte ky institucion qe sipas Kodit Zgjedhor te bente ndarjen e mandateve per qark, ndersa akti eshte miratuar paralelisht ne komisionin parlamentar te ligjeve nga shumica dhe propozon lenien ne fuqi ndarjen sipas zgjedhjeve te shkuara.
Top Channel