
Policia greke ka ndërhyrë duke hapur me forcë dyert e qendrës operative
të metrose se Athinës, pas indiferencës së punonjësve të kësaj
ndërmarrje ndaj urdhrit të Qeverisë për mobilizim ushtarak, për t’i
dhënë fund grevës tetë ditore që po paralizon lëvizjen në kryeqytetin
grek,Athine.
Qindra forca policie ndodhen ne zone dhe pengojne kedo tenton te hyje ne stabiliment.Sipas gjykates,greva e punonjesve eshte e jashte ligjshme, ndaj punonjesit duhet t’i kthehen menjehere vendeve te punes, ne te kundert rrezikojne pushimin nga puna.
Por urdhri i saj ka rene ne vesh te shurdher pasi punonjesit kane refuzuar ta zbatojne vendimin.Ata kane vazhduar greven, ne solidaritet te se ciles jane rreshtuar edhe punonjesit e gjithe sistemit te sherbimit te udhetareve ne kryeqytetin helen. Qe prej dites se enjte ne greve kane hyre edhe punonjesit e trolejbuseve, tramvajeve,trenave dhe autobuseve urbane te kryeqytetit.
Sindikatat e tyre kerkojne nga Qeveria te firmose kontrata pune kolektive e kane edhe disa pretendime te tjera, te cilat ministria greke e Transportit thote se nuk mund t’i pranoje pasi kushtezohet prej reformave qe Qeveria Samaras i ka premtuar trojkes europiane.
Reagimet kane qene te ashpra edhe ne nivelin politik,me partite e majta tashme te pozicionuar haptazi kunder reformes ekonomike te ekzekutivit tre partiake te kryeministrit Samaras,qe tenton shpetimin e vendit nga kolapsi ekonomik duke firmosur me FMN dhe bashkimin europian nje sere masash te konsideruara si dhimbshme.
Top Channel