Al-Qaeda kërcënon Francën: Sulme të reja

25/01/2013 04:25

Tetë ditë pasi një grup islamik ndërmorri një sulm në një plantacion gazi të drejtuar nga britanikët në In Amenas të Algjerisë, 5 pengje të huaj nuk janë gjetur ende.

Grupi islamik, që mori përsipër përgjegjësinë për sulmin, al-Qaeda Islamic Magreb (AQIM), ka kërcënuar se do të sulmojë Francën, pas ofensivës së kësaj të fundit në Mali.

Autoritetet algjeriane janë ende në kërkim të 5 të huajve të humbur, që pas sulmit të javës së kaluar, bëri të ditur një burim për agjencinë e lajmeve AFP.

Puna në plantacionin e gazit ka rinisur, shtoi burimi në fjalë, por do të duhet të paktën 1 javë, përpara se të arrihet produktiviteti i plotë.

Ministri i Energjitikës, Youcef Yousfi, foli të dielën mbi planet për të rinisur prodhimin e gazit të lëngshëm “në dy ditët e ardhshme”.

Mokhtar Belmokhtar, udhëheqësi i Nënshkruesve të grupit të Gjakut, që mori përgjegjësinë për sulmet, ka kërcënuar për sulme të mëtejshme, sidomos ndaj Francës, bëri të ditur një zëdhënës për revistën Paris Match, mbrëmjen e së hënës.

Franca “e kryqtarëve dhe hebrenjve zionistë do të paguajë për sulmet e saj mbi muslimanët në veri të Malit, por jo vetëm ajo, edhe vartësit e saj”, tha zëdhënësi, që u identifikua si Joulaybib, për revistën.

Operacioni i islamikëve në In Amenas ishte “90% i suksesshëm, për sa kohë që arritëm të pushtonim një vend strategjik, të mbrojtur nga 800 ushtarë, me vetëm 40 veta”, tha ai.

Sulmuesit morën “ndihmë logjistike” nga Libia, bëri të ditur një burim nga ky vend për AFP-në, të martën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA