Një incident i rëndë ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë
Tereza’, ku një pacient ka qëlluar me karrike në kokë infermierin Ruzhdi
Merja.

Shkaku i ketij incidenti ka qene nderprerja e energjise elektrike, si pasoje e te ciles pacienti Dorjan Brauka  nga Berati, nuk ka mundur te beje bombardim te gureve ne veshka per dy dite me radhe, pasi aparatura liptotriper, nuk funksion me gjenerator.

“Që dje i është bërë gjithë dokumentacioni përkatës. Spitali ka patur probleme elektrike dhe pacienti nuk mund të futej në aparat, sepse nuk ishte e sigurtë procedura. Meqë nuk përbënte ndonjë urgjencë u la për sot në mëngjes. Për shkak të një defekti elektrik ne kemi ndërprerë punën deri në një urdhër të dytë. Ky person është konfliktuar fillimisht gojarisht me personelin mjekësor dhe më pas ka sulmuar ndihmësmjekun, duke e goditur me karrike në kokë. Ndihmësmjeku ka qenë një krye të detyrës dhe bluza e tij e bardhë është përlyer me gjak”, thotë Mustafa Xhani, shef i Shërbimit të Urologjisë.

Infermieri Ruzhdi Merja ka pesuar carje ne koke dhe eshte jashte rrezikut, nderkohe qe gjate dites se sotme nuk eshte kryer asnje nderhyrje kirurgjikale e planifikuar per shkak te mungeses se energjise elektrike, duke i shtyre ato deri ne momentin qe eshte njoftuar se defekti eshte riparuar.

“Unë jam veshur me rrobat e sallës së operacionit, por ngaqë s’ka energji nuk kam hyrë në operacion, sepse nuk ka urgjenca. Në raste urgjencash gjeneratorët hyjnë në punë automatikisht kur ka probleme energjie”, thotë Xhani.

Ndaj pacientit Dorjan Brauka, i cili njihet edhe me emrin Alkesis, eshte ngritur nje padi nga autoritetet spitalore te QSUT.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta