
100 punëtorë që kanë kontribuar për ndërtimin e aksit Damës – Tepelenë
kanë bllokuar hyrjen e kantierit të ndërtimit të këtij aksi i vendosur
pranë fshatit Iliras në Tepelenë.
Ata pretendojnë se nuk janë paguar për 6-7 muaj përgjatë vitit 2012. Në korrik të vitit të kaluar VEGK firma greke që kishte marrë përsipër zbatimin e punimeve në këtë lot i ka ndërprerë ato për mungesë fondesh.
Pa paguar kane mbetur edhe nenkotrantoket greke qe punojne per ndertimin e kesaj rruge.
“Ne kemi ardhur këtu të punojmë se në Greqi sic e dini ekonomia është e dobët. Por nuk e kuptojmë dot pse nuk po paguhemi prej një viti e gjysmë. AEGK më ka thënë mua zyrtarisht dhe 3 punëtorëve të ekipit tim se do të na paguajë por ende po presim. Jemi shumë të revoltuar për këtë. Duhet ta kuptoni se ne me këtë punë jetojnë. Shumë nga kolegët e mi të punës shqiptarë nuk kanë bukë dhe qumësht për fëmijët e tyre”, thotë një nënkontraktor grek.
Punimet për aksin Damës –Tepelenë që pritej të përfundonin në korrik të vitit 2010 nuk janë ende as në fazën e trasesë dhe rruga në disa segmente është në gjendje disa herë më të keqe se përpara fillimit të punimeve.
Top Channel