Akuza ka kërkuar të enjten dënimin me burgim të përjetshëm për vrasësin e
18-vjeçares shtatzanë Ajshe Vata. Në seancën gjygjësore të radhës
prokurori i çështjes ka kërkuar deklarimin fajtor të 81-vjeçarit Shaban
Norja dhe dënimin maksimal të tij me burgim të përjetshëm, ndërsa trupi
gjykues ka pranuar paraprakisht kërkesën e bërë nga mbrojtja, seancën e
kaluar, për gjykim të shkurtuar.
Pasi është dëgjuar pretenca e prokurorit Sokol Nishani, avokati mbrojtës i Norjes kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen e klientit të vet, i cili është braktisur plotësisht nga familjarët dhe të afërmit përgjatë procesit gjyqësor që ka nisur këtë vit ndaj tij në gjykatën e Durrësit.
Pranimi i gjykimit të shkurtuar nga gjykata pritet ta ulë dënimin për Norjan deri në 25 vjet heqje lirie, ndërkohë që séanca e radhës është lënë për në datën 28 janar, gjatë së cilës pritet të dëgjohet mbrojtja dhe të jepet vendimi mbi të pandehurin që ka pranuar krimin e kryer më 11 tetorin e kaluar në Xhafzotaj të Durrësit, duke e argumentuar atë si zbatim të vullnetit të viktimës 18-vjeçare, e cila ishte kundër abortit të fëmijës që rritej brenda saj.
Top Channel