
Një delegacion i Partisë Demokratike Shqiptare të enjten ka bërë homazhe pranë varrit të ish-liderit të kësaj partie Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij.
Delegacioni i kryesuar nga drejtuesi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të Xhaferit dhe ka përkujtuar veprën e tij në 65-vjetorin e lindjes.
“Sot është 65-vjetori i lindjes së kryetarit tonë z.Arben Xhaferi. Ne e përkujtojmë z. Xhaferi me shumë dhimbje dhe mall. Sigurisht që jemi shumë krenar që jemi trashëgimtarë të një rruge politike shumë të shëndoshë që ai e vendosi para 20 vjetëve për shqiptarët e Maqedonisë. Do të vazhdojmë ta përkujtojmë, por edhe ta kultivojmë rrugën që ai e nisi që në vitin 1993 dhe kjo rrugë sigurisht do të përfundojë më shumë sukses”, tha kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Intelektuali i shquar dhe ish-lideri i PDSH-së, Arbën Xhaferi lindi në Tetovë më 24 janar të vitit 1948. Ai ndërroi jetë në muajin gusht të vitit të kaluar pas një sëmundje të rëndë.
Top Channel