Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nikolas Cannon mbështet
propozimin e ministrit të Drejtësisë të para pak ditëve për burgje
private të sigurisë së ulët në Shqipëri.
“Ministri Halimi mori mundesise per te diskutuar disa nga idete e tij interesante dhe ambicioze për reformë të mëtejshme ne burg dhe sistemin e rehabilitimit, duke perfshire perdorimin me te gjere te monitorimit elektronik dhe privatizimin e burgjeve te sigurise se ulet dhe transportin e sigurise se ulet. Keto duhet te reduktojne me tej popullsine e burgjeve dhe te çlirojne para per t’i perdorur per projekte konstruktive. Mbreteria e Bashkuar do te jete shume e interesuar per te marre pjese ne projekte te metejshme te sponsorizuara nga BE, ne fushen e burgjeve”, tha Cannon.
Deklarata e ambasadorin Cannon u dha ne mbyllje te projektit per binjakezimin e sherbimit te proves per denimet alternative ne vend. Ministri i Drejtesise Eduart Halimi theksoi se nga aplikimi i denimeve alternative shtetit shqiptar i jane kursyer 30 milione euro ne vit, nderkohe qe replikoi ne distance me kryesocialistin Edi Rama mbi deklaratat e tij mbi gjyqesorin.
“Ka ndonjë zë që thotë se gjykatat nuk po japin vendime të forta dhe se drejtesia penale nuk po funksionon. Perkundrazi, statistikat nuk thone keshtu. Në 2005 kishim 3 mije te denuar qe shteti kujdesej per ta çdo vit. Sot ne kemi 8 mijë të dënuar, për të cilët shteti kujdeset cdo vit. Secili mund ta mendojë vetë se cili do të ishte efekti financiar, nëse të gjithë këta 8 mijë të dënuar do t’i kishim në burgje. Sot ne kemi në burgje rreth 4 mijë”, tha Halimi.
Vetem per vitin e kaluar, sipas kreut te Sherbimit te Proves Arben Sefgjini, gjykatat kanë vendosur mbi 2600 dënime alternative.
Top Channel