Niveli aksidenteve dhe viktimat që prodhojnë ato është cilësuar në një
tryezë organizuar nga PS për këtë problematikë, si një bilanc luftë ne
kohë paqeje.

Artan Lame, kryetar i grupit të punës për problematikën rrugore tha se krahas një mori faktorësh që kanë sjellë këtë situatë Qeveria nuk ka marrë parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit, i cili ka njoftuar autoritetet përkatëse për 40 pika rreziku, në aksin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.

Sipas kreut të opozitës Edi Rama, problemet lindin që në konceptimin jo me standarde europiane të rrugëve dhe si pasojë sot vendi, theksoi ai, nuk ka 1 metër katror rrugë të certifikuar, sipas standarteve të BE-së.

Rama akuzoi strukturat qeveritare se janë duke fshehur statistikat e vërteta të aksidenteve.

“Shqipëria sot është vendi europian me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë, në një kohë që ka numrin më të vogel të makinave në rrugë. 307 të vdekur nga aksidentet në vitin 2005, 335 të vdekur nga aksidentet në vitin 2012, 850 aksidente në rrugë në vitin 2005, 2030 aksidente në rrugë në vitin 2012, 875 të plagosur në vitin 2005, 2550 të plagosur në vitin 2012, ky është bilanci i një situate, ku duket sikur nga viti 2005 deri sot Shqipëria ka vazhduar një luftë që ashpërsuar”, tha kreu socialist.

Rama tregoi hapat që do të ndërmarrë qeveria e neserme socialiste, në përmirësimin e kësaj situate, e cila sipas tij lidhet edhe me tradhëtinë kushtetuese që mban mbi shpatulla Policia e Shtetit.

“Brenda dy vjetëve të para, të ketë një ulje 20 për qind të numrit të aksidenteve dhe brenda mandatit të parë, të realizojmë një ulje 50 për qind, një reformë të menjëhershme dhe rrënjësore të gjithë strukturës së polisicë së shtetit, ku patjetër duhet reformuar rrënjësisht dhe struktura që merret me qarkullimin rrugor. Krijimi i një strukture auditimi, nga pikëpamja e sigurisë rrugore në cdo rrugë nacionale”, tha Rama.

Pikëzimi dokumentave, ndërtimi një Qendre Kombëtare Kontrolli Rrugor, shtimi edukimit në shkolla dhe ndërgjegjesimi qyetar, tha Rama, janë pjesë e strategjisë që do të aplikojë PS nesër në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB