Një bombë shpërtheu në orën 2:25 të mëngjesit të së mërkurës në një shesh qëndror të Zagrebit, duke shkaktuar dëme materiale.

Aktualisht, Kroacia është në alarm pasi ky është shpërthimi i tretë në kryeqytet brenda dy javëve të fundit.

Forca policore kanë bllokuar gjatë ditës sheshin “Ban Jelaçiç” dhe po hetojnë për të zbuluar origjinën e lëndës plasëse dhe autorët e mundshëm.

Sipas dëshmitarëve pamorë, një shpërthim i fuqishëm tronditi sheshin, pasuar një valë goditëse që theu xhamat e ndërtesave të ndodhura deri në 100 metra largësi.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në Zagreb në datën 9 janar, në një stacion autobuzi, pasuar dy ditë më pas nga një shpërthim në një stacion treni, për të cilin u arrestua një 53-vjeçar si i dyshuar.

Për momentin, mbetet ende enigmë se kush mund të fshihet pas këtyre bombvënieve.

Top Channel