
Drejtoria e Hetimit Tatimor njoftoi zbulimin e një skeme evazioni, që
përfshin dhjetëra biznese në qytete të ndryshme përmes faturave
fiktive të TVSH-së. Në qendër të skemës ishte një kompani e regjistruar
në Kukës.
“Drejtoria e Hetimit Tatimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine e Pergjithshme, bene te mundur ndalimin e shtetasit kosovar Ismet Syla, administrator i subjektit “Dielli – I.I.B”, i regjistruar ne DRT Kukes dhe me aktivitet te deklaruar ne QKR ne fushen e ndertimi, si evazor fiskal. Ky shtetas nepermjet perdorimit te dokumentacionit tatimor ka mundur te realizoje furnizim mallrash e sherbimesh fiktive me vlere totale rreth 845 milione leke, te cilen nuk i ka deklaruar asnjehere prane organeve tatimore dhe duke shkaktuar ne kete menyre nje dem prej 170 milione lekesh, vetem ne TVSH”, tha Erjon Prifti, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Kompania e ndaluar u lëshonte bizneseve të përfshira fatura sikur kishte kryer shërbime për llogari të tyre, ndërkohë që nuk kishte asnjë aktivitet real në terren. Burime nga tatimet thanë për Top Channel se bëhet fjalë për 35 biznese të cilat tani do të hetohen dhe do të kalojnë në proces të hollësishëm rivlerësimi.
“Keto furnizime ky tatimpagues i ka shperndare ne nje numer te konsiderueshem tatimpagues te tjere, te regjistruar ne Drejtori Rajonale Tatimore te ndryshme, te cilet ushtronin aktivitet ne fushen e ndertimit, transportit, etj. Keta tatimpagues jane identifikuar nga strukturat e Drejtorise se Hetimit Tatimor dhe po punohet per zbardhjen e plote te skemes evazioniste”, shtoi Prifti.
Vitin e kaluar organet tatimore zbuluan një skemë të ngjashme evazioni, e cila përfshinte dhjetëra kompani me aktiviteti grumbullimin dhe tregtimin e skrapit.
Top Channel