Rreshjet rikthyen përmbytjet në Shkodër e Lezhë. Në zonën e Shkodrës janë me qindra hektarë tokë nën ujë.

Këto janë pamjet e fshatit Rrënc, ku toka është mbuluar nga uji, i cili i është afruar edhe disa banesave.

Ndërkohë, banorë të tjerë të zonës po shfrytëzojnë këtë situatë për të peshkuar në kanalet e kullimit.

Në brendësi të nën-Shkodrës, në vendin e quajtur Ura e Gjolulit, pamja e fushave të ngjason me një liqen të madh.

Kjo është zona më e ulët e nën-Shkodrës dhe si e tillë, ne raste rreshjesh shiu, kullimi i ujit është tepër i vështirë.

Ky territor prej dhjetëra hektarësh nën ujë është zonë e katër komunave në kufi me njëra-tjetrën, Dajçit, Bushatit Bërdices e Velipojës.

Nderkohë, lumenjtë Kir, Drin dhe Buna që rrethojne Shkodren ne tre drejtime kane rritur ndjeshem prurjet, por per momentin vazhdojne te qendrojne ne shtreterit e tyre pa krijuar probleme.

Shume me serioze eshte situata ne Qarkun e Lezhes, ku 1 100 hektare tokë jane nen uje në zonën e Zadrimës, Kakarriqit, Torovicës, Kolshit, Zejmenit, Gjormit dhe Fushë-Kuqes.

Hidrovori i Tales, jetik per kete zone ku po perballon prurjet. Por, sipas drejtorit te bordit te kullimit ne kete qark, investimi qe po behet ne kete hidrovor eshte jo funksional. Nderkohe prefekti i qarkut ka thirrur shtabin e emergjencave.

“Kemi pasur më pak vështirësi se në vitet e shkuar, falë punës së bordit të kullimit, por gjendja mbetet e rënduar, nga rreshjet që kanë ditë që po bien. Ne jemi në gatishmëri, shtabi emergjencave ka qenë pranë biznesit dhe familjarëve, që bashkë me zjarrëfikësit e pompat e tyre kanë ndihmuar në eliminimin e ujit në zonat e banuara”, deklaroi prefekti i Lezhës, Pal Dajçi.

Investimi i hidrovorit të Tales ishte pjese e një projekti tetë milionë dollarësh i Bankës Botërore për parandalimin e përmbytjeve.

Por, edhe pas shpenzimit të qindra-mijëra dollarëve, përmbytjet vijojnë njesoj si më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB