Ndërron jetë në spital Musa Skura

22/01/2013 00:00

Shefi i policisë së krimeve të rënda të Burrelit, Musa Skura, ndëroi jetë ne spitalin “Padre Pio” në Foxhia të Italisë.

Musa Skura ishte dërguar aty për kurim pasi u plagos shumë rënde gjatë një aksioni policor më 13 janar.

Në aksion e sipër, disa persona shkëmbyen zjarr me policinë dhe për pasoje tre plumba goditën policin 57-vjeçar që ndodhej në krye të detyres, ndërsa u plagos edhe një prej agresoreve, shtetasi Fitim Alla.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Suç të Matit. Policia, për kete ngjarje arrestoi shtetasit Fitim Alla, 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të Matit dhe Vilson Milkurti, 18 vjeç, banues në fshatin Suç të Matit.

Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes janë kapur edhe 2 autorët e tjerë.

Të arrestuarit janë Edison Lleshi, 18 vjeç dhe i mituri me inicialet A.Ll., 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom i Matit.

Prej 30 vjetesh, Musa Skura sherbente ne Policine e Shtetit dhe prej gjashte vitesh ishte ne detyren e shefit të krimeve të rënda të Burrelit. Ai la pas gruan dhe tre djem.

Gjate pasdites, per ngushellime ne familjen Skura ishte edhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj dhe zyrtare te larte te policise.

Burgaj theksoi se Skura kishte nje karriere te gjate ne polici, kohë gjatë së cilës spikati me korrektesinë dhe përkushtimin e tij.

”Policia e Shtetit i ka bërë propozim Ministrit të Brendshëm për ta shpallur Skurën dëshmor dhe të gjitha pa përjashtim, gjithçka i takon ceremonisë do të përballohet nga shteti. Ai do të vijë me traget në datën 24 janar. Ishte planifikuar të vinte me avion, por kjo ka procedura më të gjata dhe kështu do të zgjatej mbërritja”, deklaroi Burgaj.

Burreli e nderon me titullin “Qytetar Nderi”

Ndërkohë, pasditen e së martës, kur ende nuk ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i ish-kreut të krimeve të Burrelit, Musa Skura, që humbi jetën në krye të detyrës, qyteti e nderon me titullin “Nderi i Qytetit”.

Vendimi është marrë unanimisht nga Këshilli Bashkiak i qytetit me motivacionin “Për përkushtimin në krye të detyrës”.

Rama: Ne do ta fitojmë betejën me krimin

“Krimi vrau një tjetër shërbëtor të shtetit”. Kështu e quajti kreu opozitës Edi Rama ndarjen nga jeta të shefit të krimeve të Burrelit Musa Skurra, krim të cilin e lidhi me situatën e përkeqësuar të rendit në vend.

“Krimi qe ka marre rruget ben qe 72 per qind e shqiptareve te kene mendimin se gjendja e sigurise eshte shume e keqe. Kjo eshte nje shifer e papare asnjehere, qysh se ne kete vend behen sondazhe. Me siguri eshte shifra me e larte ne te gjithe historine e ketij tranzicioni pas shifres se vitit 97. Kur Partia Demokratike erdhi ne Qeveri, evidentoheshin 8.250 krime ne ate vit, ne 2012 u evidentuan 20.688 krime, pra 12.438 krime me shume, qe do te thote se vit pas viti kemi nje mesatare rritjeje 1500 krime. Ministri i Brendshem eshte nje partiak i rendomte, por i llojit me te keq dhe merret vetem me dosje njerezish dhe strukturash ne funksion te zgjedhjeve”, tha Rama.

Edi Rama shprehu shqetësimin e opozitës për gjendjen e rendit publik vend që lidhet edhe me performancën e dobët, për të cilën ai tha se vjen nga rrogat e ulëta të uniformat blu krahasuar me vendet e rajonit. Rama deklaroi se qeverisja e nesërmeve socialiste do ta fitojë betejën me krimin.

“Profesionistet e mire te Policise se Shtetit te thone me plot te drejte, se lufta e tyre me krimin sot eshte si nje ndeshje futbolli e shitur nga pronari i skuadres. Programi yne per rimekembjen e policise se shtetit, rivendosjen e dinjitetit te policeve do te sjelle nje permiresim per forcat e rendit, duke u kthyer qytetareve sigurine e humbur. Une premtoj se 300 ditet e para te qeverisjes sone, shqiptaret do te shohin me syte e tyre nje polici shteti qe nuk e kane pare asnjehere dhe Shqiperia do te kete proven kuptimplote se neqoftese loja nuk shitet ne kupolen e Ministrise se Brendshme, skuadra e policise se Shtetit fiton ne cdo ndeshje me krimin dhe me kriminelet”, tha Rama.

Noka: Rama mos i kundërvihet policisë

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka reagoi pas deklaratës së kreut të opozitës. Ai tha se sulmet ndaj policisë nuk mund t’ia shtojnë aksionet kryetarit të Partisë Socialiste. Zoti Noka theksoi se kjo polici i ka dhënë fund epokës së skafeve dhe bandave, ndërsa akuzojnë Edi Ramën për përdorim të kandidatëve me precedentë penalë në zgjedhjet e 2011-ës.

“Sot shqiptarët patën mundësi të shohin me zë dhe figurë se cila është alternativa e Partisë Socialiste për rendin dhe luftën ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Shefi i opozitës, zoti Rama prezantoi sot dy qëllime të mbrapshta, se pari intimidimin e Policisë së Shtetit, atë ndaj mijëra punonjësve të policisë që mbrojnë qoftë edhe me jetën e tyre sigurinë e qytetarëve shqiptarë; së dyti qëllimin për të motivuar botën e krimit dhe individët me precedentë penalë që ka mbledh në kupolën e PS-së dhe që synon t’i përdorë në fushatat e ardhshme elektorale ashtu sikundër e ka bërë në fushatat e shkuara”, tha ministri Noka.

LSI: Dënim maksimal

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se ka krijuar një grup të posaçëm pune për të propozuar një tërësi masash për forcimin e dënimit ndaj personave që kapen me armëmbajtje pa leje si dhe persona që qëllojnë në drejtim të uniformave blu.

“Kushdo që ngre dorën ndaj tyre duhet të marrë dënim maksimal”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB