
Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë një seancë dëgjimore me drejtuesit e
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësues nga koalicioni i
vëzhguesve vendorë dhe më pas do të vendosë për ndarjen e mandateve te
deputeteve.
Seanca degjimore pritet te zhvillohet te merkuren sipas kerkeses se Partise Socialiste, e cila eshte kunder vendimmarrjes nga Kuvendi per ndarjen e mandateve, nese me pare nuk merret nje vendim efektiv nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Nuk jemi para vendimit të KQZ-së sepse është vetë KQZ-ja që nuk e ka votuar një vendim të tillë. Cështja shtrohet a ka mundësi ta marrë KQZ-ja? Në gjykimin tonë, po. E gjithë kjo procedurë në vetvete dëshmon se kemi hyrë në një qorrsokak, në një debat që do të kishte pasoja jashtëzakonisht negative. Nuk bëhet fjalë për një vendim të zakonshëm të Kuvendit, por bëhet fjalë për themelin, për votën e lirë, për procesin zgjedhor dhe kjo do të ishte një goditje e rëndë për procesin zgjedhor, për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.
Por demokratet thone se per shkak te mosdhenies se votes nga tre anetare, KQZ-ja i ka ezauruar kompetencat e saj dhe Kuvendi do te duhet te zbatoje detyrimin kushtetues per te marre nje vendim per ndarjen e mandateve.
“Nuk fitohen zgjedhjet duke bërë hile, nuk fitohen zgjedhjet duke bllokuar, nuk fitohen zgjedhjet duke shkelur ligjin, sepse ligji gjithësesi ka për të fituar. E ka treguar përvoja që ligji që ka gjithmonë mekanizmat e vet shpëtues. Në rastin e caktimit të mandave mekanizmi shpëtues është Kuvendi. Kuvendi e zhbllokon situatën që mbahet e bllokuar politikisht, Kuvendi është ai që siguron procesin zgjedhor dhe caktimin e mandateve në këtë pjesë që i ngarkohet detyra Kuvendit”, tha kryetari i Komisionit Ilir Rusmali.
Ne relacionin e deputetit demokrat Edi Paloka i sugjerohet Parlamentit te mbaje ne fuqi ndarjen e mandateve te vitit 2009, si i vetmi vendim ne fuqi i KQZ-së dhe i miratuar ne ate kohe me konsensus. Por socialistet e kundershtojne kete zgjidhje. Ajo qe mbetet e paqarte eshte, nese deputetet e opozites do te atakojne ne gjykaten kushtetuese nje vendim eventual te mazhorances ne Parlament qe le te pandryshuar nga viti 2009 ndarjen e mandateve per cdo zone zgjedhore.
Top Channel