Hidrovori i Talës, problematik, investimi jo funksional

22/01/2013 00:00

Reshjet rikthyen përmbytjet në Shkodër e Lezhë. Në zonen e Shkodrës janë
me qindra hektare tokë nën ujë. Këto janë pamjet e fshatit Rrenc, ku
toka është mbuluar nga uji, i cili i është afruar dhe disa banesave.

Ndërkohë banorë të tjerë të zonës po shfrytezojne kete situate per te peshkuar ne kanalet e kullimit. Ne brendesi te Nenshkodres ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit, pamja e fushave te ngjason me nje liqen te madh.

Kjo eshte zona me ulet e Nenshkodres dhe si e tille ne raste reshjesh shiut kullimi i ujit eshte teper i veshtire. Ky territor prej dhjetra hektare nen uje eshte zone e kater komunave ne kufi me njera-tjetren Dajçit, Bushatit, Berdices e Velipojes. Nderkohe lumenjt Kir, Drin dhe Buna qe rrethojne Shkodren ne tre drejtime kane rritur ndjeshem por per momentin vazhdojne te qendrojne ne shtreterit e tyre pa krijuar probleme.

Shume me serioze eshte situate ne qarkun e Lezhes ku 1100 hektare toke jane nen uje ne zonen e Zadrimes, Kakarriqit, Torovices, Kolshit, Zejmenit, Gjormit dhe Fushe-Kuqes. Hidrovori i Tales, jetik per kete zone ku po perballon prurjet. Sipas Drejtorit te Bordit te Kullimit ne kete qark, investimi qe po behet ne kete hidrovor eshte jo funksional. Nderkohe prefekti i qarkut ka thirrur shtabin e emergjencave.

Investimi i hidrovorit te Tales ishte pjese e nje projekt 8 milione dollare i Bankes Boterore per parandalimin e permbytjeve. Por dhe pas shpenzimit te qindra mije dollareve permbytjet vijojne njesoj si me pare.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta