Dy aksidente të rënda kanë ndodhur në autostradën ndërkombëtare Egnatia
30 kilometra larg Selanikut në vendin e quajtur Klidhi, Imathias.

Të pakten 27 makina janë përplasur midis tyre, ndërsa raportohet që një grua ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Midis te plagosurve jane tre femije qe jane cuar urgjent ne spital, por edhe nje grua shtatzane e cila shoqerohej me ambulane per te lindur ne maternitet.

Deri tani thuhet se ne zone ka pasur mjegull te dendur, por edne nuk dihen shkaqet e perplasjes se nje kamioni qe ka sjelle fillimin e ketij aksidenti te madh.

Me pas 19 makina jane perplasur njera pas tjetres ,ndersa ne zone filluan te vinin repartete zjarrfikesve dhe ambulancat qe kane nxjerre drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret .

Top Channel