
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të shumta dherash në zonën e Kodër Vilës në qytetin e Durrësit.
Njëri krah i rrugës që lidh qytetin me universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe Currilat u bllokua përkohësisht, ndërsa vazhdon puna për heqjen e dherave. Godina banimi dhe shërbimi të ngritura në kodër dhe rrëzë saj ndjehen të rrezikuara nga vërshimet e herëpashershme të dherave.
Prishja e kurorës së gjelbërt të Durrësit dhe ndërtimet pakriter të bëra në kodrën e qytetit gjatë dy dekadave të fundit vazhdojnë të shkaktojnë rrëshqitje masive të dherave. Emergjenca që paraqet ky terren kodrinor është e pranuar prej vitesh nga strukturat lokale dhe qendrore, po ndërhyrjet konkrete për të kufizuar pasojat kanë munguar.
Top Channel