“Në zgjedhje s’shkojmë dot me të”, Berisha para të rinjve demokratë: Ju garantoj se Rama rri dhe 12 vite në pushtet, duhet angazhohemi në lëvizje të fuqishme Aleanca Kuqezi së bashku me studentë nga Presheva që studiojnë në Tiranë
kanë marrë angazhimin të rindërtojnë në Preshevë monumentin e heronjve
të UCPMB-së.
Ne takim qe Kreshnik Spahiu pati me te rinjte nga lugina e banuar nga shqiptaret ne Serbi, u tha se do t’u behet thirrje shqiptareve te bashkohen sa me shume ne udhetimin drejt Presheves per te rivendosur monumentin.
“Ta rindërtojmë monumentin e lirise dhe demokracise atje ku na e shemben vandalët serbë, jo vetëm në Preshevë, por edhe në Prishtinë, Tiranë, Tetove dhe ne te gjithe trevat etnike shqiptare. Mesazhi i Daçiç, se eshte gati të bisedoje me Tiranen per shkembime territoresh, se nuk njeh Kosoven dhe hedh ide te pakicave te serbeve ku jetojne, duhet te marre pergjigjen e merituar, jo vetem nga 10 milione shqiptare, por Daçiç do të ketë të njëjtin fat me Millosheviçin”, tha Spahiu.
Kreu i Aleancës akuzoi Kryeministrin Berisha per bashkëpunim me Beogradin se i ka dhuruar për 1 euro Beogradit dhe mafias serbe daljen në Adriatik, nëpërmjet sekserit Damir Fazlliç dhe i ka dhuruar kompanive serbe disa sektor strategjik dhe pasuri kombëtare të shqiptarëve.
Top Channel