Thaçi në Turqi, takim me Erdogan
21/01/2013 00:00
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po zhvillon një vizitë në Turqi me ftesë të homologut Recep Tayip Erdogan, njofton kabineti kosovar.
Sipas një njoftimi për shtyp, dy kryeministrat do të bisedojnë për proçesin e njohjeve të Kosovës, ku Turqia luan një rol thelbësor.
Si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, në arsim dhe në fusha të tjera me interesa të përbashkëta, thuhet më tej në njoftimin për shtyp.
Top Channel