Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është mes prioriteteve të qeverisë së tij.

Sipas “RTK”, Saakashvili ka thënë se motivet përse njohja e Kosovës nuk është në rend të ditës janë ish-republika sovietike të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.

Këto zona, sipas presidentit gjeorgjian, janë pushtuar prej disa vitesh nga Rusia, e cila gjithashtu ka njohur pavarësinë e shpallur prej tyre.

Një qëndrim të ngjashëm me Gjeorgjinë mban edhe Spanja, autoritetet e të cilës druhen se njohja e pavarësisë së Kosovës do të inkurajojë zonën baske të shpallë pavarësinë e saj.

Ndër vendet e tjera të Evropës që nuk njohin pavarësinë e Kosovës janë Qipro, Sllovakia, Rumania dhe Bosnje e Hercegovina, e cila është nën presionin e faktorit serb, i pranishëm përmes Republika Srpska.

Ndërsa mes njohjeve që ka pasur së fundmi Kosova, më e rëndësishmja ka qenë ajo nga Pakistani, një vend ky me influencë në botën arabe. Nga ana tjetër nuk kanë munguar njohjet e paralajmëruara dhe më pas të përgënjeshtruara nga disa vende të tjera.  

Gjithashtu, vitin e kaluar shteti më i ri i Ballkanit u njoh nga Dominika (Commonwealth of Dominica) dhe Republika e Fixhit, ndërkohë që priten njohje nga Egjipti dhe Iraku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA