Meta: T’i hapet udha integrimit
21/01/2013 00:00
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka kërkuar nga
Ksamili një fryme konstruktive te politikes për t’i dhënë udhë
integriumit europian të vendit.
Nje politikë më pranë qytetarëve që të zgjidhe, sic tha ai, problemet konkrete te tyre.
“LSi është një forcë që nuk dëshiron të harxhojë energji të kaluarën. Vendi ka nevojë për bashkëpunim që të ecë më shpejt në rrugën e integrimin dhe zhvillimit dhe LSI do të punojë për një frymë konstruktive të jetës politike në vend, në Parlament”, tha Meta.
Sipas zotit Meta,LSI do te vazhdoje te luaje nje rol te forte ne politiken shqiptare, si nje force politike prane qytetareve dhe jo interesave personale.
Top Channel