
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka parasysh rëndësinë e heqjes së monumentit shqiptar në Luginën e Preshevës gjatë fundjavës dhe shpreh keqardhje që ky veprim ka shkaktuar një reagim të dhunshëm në Kosovë.
Në një komunikatë për mediat thuhet se Shtetet e Bashkuara dëshpërohen nga ky përdorim i dhunës dhe dënojnë përsëritjen e dhunës kundër monumenteve të Serbëve të Kosovës, kishave dhe komunikatave që kanë ndodhur gjatë natës. “Jo vetëm që këto sulme dëmtojnë frymën e multikulturalizmit në Kosovë, por ato gjithashtu vënë në shënjestër komunitetet e Kosovës për vendimet e marra në Beograd”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje popullit të Kosovës që të respektojnë vlerat e përbashkëta të paqes dhe të tregojë vetëpërmbajtje. Apelojmë që protestat të jenë të qeta dhe të mbështesin plotësisht qeverinë e Kosovës në thirrjet e saj për qetësi”, përfundon deklarata.
Top Channel