ERE vendos për administratorin e ri
21/01/2013 00:00
Enti Rregullator i Energjisë pritet të vendosë për heqjen e licencës së kompanisë “CEZ Shpërndarje”.
Në një njoftim të saj, ERE njoftoi se mbledhja e bordit do të zhvillohej në orën 10.00, por më pas erdhi njoftimi për shtyrje të saj në mesditë.
Gjithashtu, ERE pritet të publikojë sot edhe emrin e administratorit të ri shtetëror i cili do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes derisa licenca t’i kalojë një subjekti tjetër.
Pesë kandidaturat e marra në shqyrtim në mbledhjen e kaluar të ERE për postin e administratorit janë ish-drejtori i OSSH, Sahit Dollapi, Rezart Isufi, Genc Gjeorgjani, Artan Topi dhe Agron Seferi.
Top Channel