Protestë kundër rrugës Tiranë-Elbasan

20/01/2013 13:55

Banorët e Bradasheshit, pranë Elbasanit, protestuan ditën e dielë kundër firmës që po avancon pranë këtij fshati punimet për ndërtimin e rrugës së re kombëtare Tiranë-Elbasan.

Sipas banorëve, firma është treguar tërësisht e papërgjegjshme në punimet e saj, duke gërryer pa kriter shtratin e përroit të Kushës.

Si rrjedhojë, gjatë këtyre ditëve rreshjesh, përroi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon pesë banesa të fshatit.

Banorët e Bradasheshit i bënë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë, për t’i ardhur në ndihmë dhe për të detyruar firmën që të ndreqë problemin e shkaktuar prej saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA