Kriza godet rëndë emigrantët

20/01/2013 15:50

Kriza  ekonomike që ka prekur Greqine dhe Italine ka  goditur ndjeshëm edhe mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët janë gjendur pa vende pune.

Sipas te dhenave zyrtare, remitancat kane shkuar ne 600 milion euro, çka do te thote qe qindra mijra familje te tjera varferohen dhe lista e numrit te personave te papune te rritet.

”Në rastin e vitit 2007, remitancat ishin 937 milionë euro, ndërsa aktualisht ato kanë rënë në rreth 600 milionë euro. Kjo do të thotë se një e treta e remitancave është zvogëluar si pasojë e krizës ekonomike në dy vendet fqinje. Shifrat e fundit që ka dhënë INSTAT-ti, duke u bazuar tek censusi, flasin për rreth 16-17 mijë persona të kthyer në 2010-11 nga Greqia. Megjithatë, këto shifra, megjithëse ka një rikthim të tyre, janë të vogla në përpjestim me krizën që ka përfshirë Greqinë. Emigrantët, ende preferojnë të qëndrojnë në vendin e emigrimit, duke qenë se nuk gjejnë kushtet e duhura në vendlindje”, deklaroi Ilir Gedeshi, ekspert i qendrës për studime ekonomike dhe sociale.

Ekspertet mendojne se kriza ekonomike ka bere qe mijëra familje te rikthehen, por shume te tjera te qendrojne ne vendet fqinje.

”Skenari i parë që do të jetë është ai i emigrantëve që do të kthehen për të kërkuar punë dhe duke mos pasur një të tillë do të çojnë në rritjen e papunësisë. Skenari i dytë, më optimist, është ai i investimit të një pjese të kursimeve në biznese familjare, por në këtë rast nuk gjejnë klimën e përshtatshme për investime në ekonominë tonë. Një skenar i tretë do të ishte ai i dërgimit të familjeve në Shqipëri dhe vazhdimin e punës në një vend fqinj për të dërguar remitanca dhe kjo do të ishte pozitive”, shtoi Gedeshi.

Greqia dhe italia do te vijoje edhe per shume kohe te vuaje pasojat e kesaj krize, ndaj qeveria shqiptare duhet te nise monitorimin dhe dhe te marre masa konkrete.

”Qeveria shqiptare duhet të monitorojë dhe të përgatitet për një rikthim me ritme më të shpejta të emigrantëve, në rast se kriza e Greqisë do të vazhdojë të thellohet. Duhen platforma ndihme edhe për investimin e kursimeve të tyre. Përshembull, kjo mund të realizohet nëpërmjet dhënieve të kredive, nëpërmjet politikave mbi punësimin dhe investimet e tyre”, vlerësoi eksperti.

Edhe pse mijera familje te mbetura pa asnje vend pune, jane rikthyer nje pjese e madhe e shqiptareve preferojne te qendrojne ne vendet fqinje, pasi ne Shqiperi nuk shohin asnje mundesi punesimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA