Lotaria Amerikane bëhet edhe më e vështirë, DASH publikon ndryshimet e rregullave për aplikantët, kushtet që duhet të plotësojnë 12 mijë banorë të Komunave Kotë dhe Sevaster në rrethin e Vlorës do të komunikojnë midis tyre dhe me qytetin e Vlorës, përmes një rruge të asfaltuar të parametrave bashkëkohore.
Rruga Kotë – Sevaster 15 km e gjatë, është një tjetër investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili lidh Komunat Kotë dhe Sevaster, jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me qytetin e Vlorës.
Gjendja e rrugës ekzistuese është tejet e amortizuar dhe kalohet me vështirësi nga automjetet. Gjurma e rrugës kalon në aksin e vjetër nacional që lidh Vlorën me Tepelenën. Prej shumë vitesh në këtë aks rrugor nuk është kryer asnjë investim.
Ullinjtë dhe blegtoria e zhvilluar karakterizojnë profilin e zonës. Fermerët e kësaj zone në jug të Shqiperisë janë gjithashtu të njohur për prodhimin e perimeve, frutave, qumeshtit dhe nënproduketeve te tij.
Në funksion të një ndërhyrjeje rajonale për zhvillimin e Qarkut Vlorë, FSHZH ka investuar në prioritetet kryesore të infrastrukturës të cilat kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në dy drejtime strategjike sic janë bujqësia dhe turizmi.
Top Channel