Lotaria Amerikane bëhet edhe më e vështirë, DASH publikon ndryshimet e rregullave për aplikantët, kushtet që duhet të plotësojnë Pas 15 orësh ka rifilluar qarkullimi në aksin kombëtar Gjirokastër –
Teplenë. Shembja e rreth 9000 metrave kub dhe bëri të pamundur
funksionimin normal të rrugës, ndërsa policia largoi mjetet dhe
qyterarët.
Shembje të tjera që pasuan gjatë orëve të natës në segmentin Ujë i Ftohtë – Subash dhe Ujë i Ftohtë – Luzat përkeqësuan edhe më tej situatën. Katër mjete të rënda të Ndërmarrjes së Rrugëve kanë punuar gjatë gjithë natës për heqjen e dherave, ndërsa disa mijëra automjete kanë pritur në të dy anët e rrugës në një radhë që shkonte në 5 kilometra ne te dy kahet, ndersa levizja u devijua ne rrugen e bregut, aks i cili ishte i kalueshem vetem me zinxhire per shkak te reshjeve te debores.
Rruga është e hapur vetëm përkohësisht për të lejuar zhbllokimin e qarkullimit të mijëra mjeteve që po prisnin në këtë aks, por ajo nuk është e sigurtë. Mijëra udhëtarë kanë kaluar natën në automjete apo lokalet përgjatë aksit nacional.
Aksi mbetet i rrezikshëm edhe për faktin se masive të tjerë dherash janë zhvendosur dhe rrezikojnë të paktën dy pika të tjera të këtij aksi.
Top Channel