
Megjithëse titullohet “Greqia mbërriti në rrugën e duhur”, një raport i
ri i FMN-së i kërkon Athinës zyrtare të fillojë menjëherë zbatimin e
disa prej masave më të ashpra të programit të reformave të cilat pritet
të shkaktojnë furtunë politike në vend.
Vetem dy dite pasi ka aprovuar ndihmen prej 3.24 miliardë euro per Greqine, FMN kerkon qe menjehere Greqia te pushoje nga puna brenda ketij viti 25000 persona te administrates civile.Sipas kreut te organizates Christine Legarde, ende pagat ne sektorin shteteror nuk jane reduktuar ne nivel te kenaqshem pasi çmimet ne treg nuk kane rene, konkurrenca ne tregun e punes ende nuk po shihet dhe nuk jane liberalizuar profesionet qe kane qene privilegj per nje grup te vetem njerezish.
Moto e raportit ne fjale eshte – “Pushoni nga puna dhe privatizoni pasurine shteterore ne se doni te keni te ardhura”.Gjithashtu sugjerohen masa te reja nga 2 deri ne 4 miliard euro per vitet 2015 dhe 2016, ndersa thuhet se ndoshta perseri Greqia do te duhet te beje nje reduktim prej 25% te borxhit, i cili konsiderohet i paqendrueshem.
Nëse vazhdohet pa keto masa te reja borxhi do te jete perseri ne 147% te PPB ne vitin 2020,23 pike me lart se parashikimet dhe Greqia do te duhet ende per shume vite te varet nga FMN-theksojne ekspertet nga Uashingtoni.
Nderkohe reagime te ashpra politike kane ngjallur analizat politike te raportit, ku shprehet frika se po rritet cdo dite e me shume ne Greqi fuqia e Radikaleve te Majte dhe e partive te tjera opozitare qe jane kunder ndihmes se BE dhe FMN. Partia SYRIZA me nje deklarate per shtyp e ka quajtur kete nje nderhyrje brutale ne punet e brendeshme te nje shteti. Tek nje prej dy sondazheve te fundjaves Radikalet e Majte kryesojne,por perqendrojne te njejten sasi votash tek sondazhi i dyte bashke me konservatoret e Andonis Samaras,ndersa ne vend te trete eshte stabilizuar tashme si force politike ne Greqi partia Agimi i Arte.
Top Channel