Shtyhet seanca e parë gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, autori i vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të të pandehurit dhe në këto kushte, gjyqtari i cështjes vendosi që seanca e radhës të mbahet më 29 janar.

Vec cështjes së hapur në Krimet e Rënda për vrasjen e kryekomisar Tahirajt, Xhakja i njohur për precedentët e theksuar penalë, po gjykohet paralelisht në Gjykatën e Apelit në Durrës për veprën penale të vrasjes së shtetasit Qerim Maloku, vrasje kjo e ndodhur në vitin 1998 në Katund Sukth.

Kjo është hera e dytë që Xhakja për vrasjen e Qerim Malokut. Në rastin e parë, ai u gjend i pafajshëm nga gjyqtari Neritan Tabaku, vonesa e zbardhjes së vendimit të të cilit pengoi hetuesit në apelimin e cështjes.

Pas ngjarjes së rëndë të Shijakut, u rihap cështja dhe dolën në pah shkeljet e rënda proceduriale të gjyqtarit Tabaku, që u bë edhe objekt hetimi nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB