Rrëshqet toka, bllokohet Tepelenë-Gjirokastër
18/01/2013 00:00
Rrëshqitjet e dheut në aksin rrugor nacional Tepelenë-Gjirokastër kanë krijuar radhë të gjata me automjete që kalojnë në këtë rrugë.
Rrëshqitjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut pati në afërsi të fshatrave Luzat dhe Subash si dhe në vendin e qujtur Uji i Ftohtë. Në Luzat, masivi i tokës së lëvizur ka dëmtuar një pikër karburanti që ishte jofunksionale.
Në të dy drejtimet, si Tepelenë-Gjirokastër ashtu edhe anasjelltas janë krijuar radhë të gjata të automjeteve që presin zhbllokimin e rrugës.
Bllokimi i aksit ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor mes Tepelenës dhe Gjirokastrës.
Top Channel