Milot-Burrel, maskat grabisin udhëtarët

18/01/2013 00:00

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një furgon pasagjerësh
në aksin Milot-Burrel. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme,
ndërsa persona të maskuar, i kanë zënë pritë një furgoni që vinte nga
Bulqiza dhe nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur pasagjerëve paratë
dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes së armatosur.

Rastet e grabitjeve me maska janë bërë të shpeshta kohët e fundit në këtë aks rrugor, ku vetëm pak kohë më parë, të njëjtin fat pati edhe një tjetër furgon pasagjerësh që udhëtonte në këtë rrugë, kur persona të armatosur u grabitën pasagjerëve paratë nën kërcënimin e armëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB