KRRTRSH miraton tre HEC-e të reja

18/01/2013 00:00

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndërtimin e tre hidrocentraleve
të reja, përkatësisht në zonen e Ersekës, Librazhdit dhe Matit.

Ato janë vepra të vogla energjetike, që, pas një investimi prej gati 10 milionë eurosh do të kenë në total rreth 10 megavat fuqi të instaluar. Per Kryeministrin Berisha, fuqizimi i sektorit energjitik është drejtimi i duhur për zhvillimin e qëndrueshem tëe vendit.

“Në rast se në mbledhjen para kësaj ne miratuam projektin më të madh hidroenergjitik, kaskadën e Devollit, beteja për të shndërruar vendin në superfuqi energjetike vazhdon në mënyrë të pandërprere. Ndërtimi i hidrocentraleve është shndërruar në gjenerator të fuqishëm në punësimin e njerëzve edhe në zonat më të thella të vendit”, tha Berisha.

Keshilli i Rregullimit te Territorit miratoi edhe disa projekte per zhvillimin e turizimit, kryesisht te ndertimit te disa projekteve turistike ne zonen e Ishmit dhe ne Gjirin e Lalzit, te cilet u prezantuan si resorte te mirefillta turistike, qe do te rrisin cilesine e turizmit ne Shqiperi.  

Top Channel