
265 deputete të Parlamentit 300 vendesh në Greqi kane votuar pro
vendimit për çuarjen e ish-ministrit të Financave, Jorgos
Papakonstandinou para një komisioni hetimor parlamentar per sa i perket
skandalit te fshehjes se llogarive bankare të evazorëve fiskalë te
listes se shumeperfolur Legarde.
Papakonstandinou dyshohet se ka hequr nga skedari me të dhëna të depozituesve grekë në banken zviceriane HSBC qe i eshte dhene organeve greke ne vitin 2010 nga ish ministrja franceze e Financave Christin Legarde , emrat e tre te afermve te tij. Keshtu ai do tu pergjigjet pyetjeve te nje komisioni prej 15 deputetesh qe deri ne 25 shkurt do te jape me pas konkluzionet e tij ne se ceshtja mund te shkoje per ndjekje penale.
“Ky votim përsëri tregon seriozitetin me te cilin ne u jemi perkushtuar ketyre veprimeve , ligjeve që ne jemi duke kaluar dhe ligjet e ardhshme që do të aprovojme në qershor, një ligj të madh për reformën e taksave”, tha Antonis Samaras, Kryeministër i Greqisë.
Me propozim te partive opozitare eshte votuar per te çuar para komisionit hetimor edhe ish ministrin pasardhes te Financave dhe kryetar te PASOKut Evangjelos Venizellos, si dhe dy ish-kryeministrat e fundit Jorgos Papandreu dhe Lukas Papadhimos , por keto vota kane qene te pamjaftueshme. Radikalet e majte kane akuzuar kreun e socialisteve se edhe ai ka pasur pergjegjesi politike ne fshehjen dhe mos ndjekjen e evazoreve fiskale dhe seanca e djeshme ka perfunduar me replika te ashpra.
“Një ndryshim në Greqi do të jetë nëse një politikan aktiv u hetua për përgjegjësitë e mundshme penale. Kjo bëhet në vendet e tjera europiane, por fatkeqësisht nuk behet ende në Greqi”, thotë Dimitris Papadimoulis.
Megjithese votimi i djeshem con nje ish minister para komisionit hetimor, sipas analisteve nuk prek ende thelbin e fenomenit te shmangies se pagimit te taksave sidomos nga kasta e politikaneve dhe te pasurve te Greqise. Nje dite me pare kreu i FMN-së Christin Legarde ka riperseritur se greket duhet te thellojne akoma me shume luften kunder evazionit fiskal,sepse ne kete menyre nuk do te kete me nevoje te reduktohen pagat dhe pensionet.
Top Channel