Një emigrant pakistanez u ekzekutua prej dy shtetasve greke në qendër të
Athinës. Sipas policise,dy të rinjtë  e moshës 29 dhe 25 vjeç e qëlluan
per vdekje me thikë 27-vjeçarin Sakzan Lukman.

Krimi u krye ne nje nga rruget e lagjies Petralona,vetem pak metra nga zyrat lokale te partise naziste greke ‘Agimi i Arte’. Autoritetet njoftojne se dy te arrestuarit ndodheshin ne bordin e nje motoçiklete ne kohen qe pikasen emigrantin duke ecur ne nje rrugice me bicikleten e tij.

Pasi e ndaluan dhe i kerkuan dokumentat, ne menyre te pa pritur e te rrufeshme e goditen me thika, duke e lene te vdekur ne vend.Ne vazhdim ekzekutoret u larguan ne drejtim te sheshit “Sindagma”, ku dhe u arrestuan nga forcat e rendit.

Atyre iu gjeten edhe armet e krimit, dy thika te medha.Ne banesa iu sekuestruan edhe thika, shufra hekuri e materiale dhe fletushka te partise naziste Agimi i Arte, si dhe fotografi te liderit te kesaj partie,Nikos Mihaliolakos.

Njeri prej te arrestuarve njihet si anetar i kesaj partie, ndersa personi tjeter sherbente si zjarrfikes ne nje rajon ne afersi te athines.Agimi i Arte deklaroi se nuk ka asnje lidhje me dy te arrestuarit,duke mohuar keshtu cdo lidhje me ekzekutimin e emigrantit nga Pakistani.Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ‘Amnesty International’, e cila nepermjet nje njoftimi per shtyp deklaroi se ekzekutimi i 27-vjeçarit ishte nje tjeter episod ne listen e krimeve dhe akteve te dhunes e terrorit ndaj te huajve qe kohet e fundit po mbizoteron ne Greqi.

Top Channel