Vonesa në punë u shpëton jetën

17/01/2013 15:50

Ekziston një shprehje, “jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër” dhe kjo i përshtatet më së miri dy punonjësve të vinçit, me të cilin një helikopter u përplas në Londër ditën e mërkurë.

Helikopteri, për shkak të kohës së keqe dhe shikueshmërisë së dobët prej mjegullës së dendur, goditi kabinën e vinçit, duke u shndërruar në një “top zjarri” që u përplas në një ndër rrugët kryesore të kryeqytetit britanik.

Aksidenti, i cili mund të kishte pasur përmasa shumë më të mëdha, i kushtoi jetën pilotit dhe udhëtarit të helikopterit, por në orët e para pas aksidentit, forcat e shpëtimit u vunë në kërkim edhe të “trupave të pajetë” të dy drejtuesve të vinçit.


Foto: Rruga “Vauxhall” ne flake, pasi helikopteri rrezohet pas impaktit me vinçin nje dite me pare, ne 16 janar

Duke gjykuar dëmtimet mbi vinçin dhe deformimin total të kabinës së tij, u besua se dy drejtuesit kishin humbur jetën nga impakti, por në të vërtetë, asnjëri prej tyre nuk pësoi asnjë gërvishtje.


Foto: Vinçi i deformuar, ku duhet te gjendeshin ne momentin e impaktit edhe dy drejtuesit e tij

Nuk ishte një ndërhyrje hyjnore ajo që i shpëtoi, por fakti i thjeshtë se Richard Moule dhe Nicki Biagioni, në një rastësi të pabesueshme, kishin fjetur disa minuta më shumë dhe të dy, pa dijeninë e njëri-tjetrit, ishin me vonesë për punë.

Aksidenti në rrugën Vauksholl, në Londrën Jugore, ndodhi pikërisht në orën 8 fiks të mëngjesit, atëherë kur dy drejtuesit e vinçit duhet të kishin nisur zyrtarisht prej një ore punën, por në të vërtetë, secili prej tyre ishte rrugës.

31-vjeçari Moule, deklaroi për “Daily Mail”: “Unë dhe kolegu im supozohej të ishim në punë që në orën shtatë, por të dy u vonuam. Për mua ishte hera e parë që shkoja me vonesë në punë që prej nisjes së saj dy vjet më parë. Nuk më ndodh të mos e dëgjoj zilen e zgjimit, por këtë herë më rastisi dhe për mua, kjo ishte dora e Zotit. Mora makinën me shpejtësi dhe u paraqita në detyrë në orën 7.45. Po përgatitesha të ngjitesha në kabinën e vinçit, kur pashë atë që ndodhi”.


Foto: Maule dhe Biagioni, te dy i shpetuan impaktit vdekjeprures se helikpoterit, pasi u paraqiten me vonese ne pune

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA