Ditë me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Vidhet një argjendari në fillim të “Rrugës së Durrësit” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme dhe në momentin e
grabitjes në dyqan ka qenë vetëm pronarja e argjendarisë.
Paraprakisht mësohet se një i ri, me një kapuç në kokë ka hyrë në dyqan dhe është paraqitur si klient. Ai ka kërkuar nga pronarja t’i tregojë disa nga bizhuteritë dhe një orë flori që kishte poshtë banakut. Në një moment, ai ka rrëmbyer orën dhe është larguar me vrap. Dyshohet se ai është larguar në këmbë nëpër rrugën dytësore, duke i shpëtuar syrit të dëshmitarëve.
Pronarja e argjendarisë ka njoftuar menjëherë policinë, e cila brenda pak minutash është ndodhur në vendngjarje. Ekspertët kriminalë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, sasinë e argjendarive të grabitura dhe identifikimin e autorit.
Top Channel