Tiranë, gjendet i pajetë një 40-vjeçar

17/01/2013 00:00

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, ai është identifikuar si Fatos Kaloçi. Burri është gjetur në mes të rrugës, pa shenja jete, nga kalimtarët e rastësishëm, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Brenda pak minutash patrulla e policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Pas identifikimit të viktimës kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes, të cilat do bëhen të ditura pas autopsisë së trupit. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB