“Freedom House”: Shqipëria si Kosova

17/01/2013 00:00

Shqipëria u radhit në kategorinë e vendeve me liri të pjesshme, në
raportin e ri të “Freedom House”, që nënkupton kufizime në respektimin e
lirive politike dhe atyre civile.

Një përfaqësuese e organizatës, Sylvana Kolezckowa, i tha ‘Zërit të Amerikës’ se vendi ynë dhe Kosova përballen me probleme të ngjashme, sidomos përsa i takon mungesës së aftësisë për të luftuar krimin e organizuar e për të ndjekur penalisht korrupsionin politik në nivele të larta.

Sylvana Kolezckowa, i pershkroi te rendurit ne kete kategori si vende ku ekzistojne intitucionet demokratike, por funksionimi i tyre ka te meta te medha. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Megjithatë, edhe në klasifikimin e këtij viti ajo vazhdon të renditet si vend pjesërisht i lirë.

Kolezckowa jep këtë shpjegim: Fakti që Shqipëria vazhdon të ndeshet me një mur pengesash dhe refuzimesh lidhur me anëtarësimin, thote ajo, nuk është dhe aq për t’u habitur po të shikosh dobësitë në disa prej institucioneve bazë të vendit, që Bashkimi Evropian i merr shumë seriozisht, sidomos në gjyqësor, në sundimin e ligjit dhe në zbatimin e ligjit antikorrupsion.”

Shqipëria krahasuar me një vit më parë, ndodhet pothuajse në shkallën e njëjtë të vlerësimit. Sivjet ajo ka marrë notën 3 për dallim nga një vit më parë kur ishte vlerësuar me 3.5.Nga vendet e rajonit, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, në radhën e vendeve me liri të pjesshme janë edhe Bosnja dhe Maqedonia, ndërsa Serbia, Kroacia e Mali i Zi, radhiten në mesin e vendeve të lira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB