Ditë me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Enti Rregullator i Energjisë do të marrë në pyetje të premten kandidatët potencialë për postin e administratorit shtetëror të CEZ-it.
Pas përfundimit të afatit për të paraqitur kërkesën për administrator të sistemit të shpërndarjes pas largimit të kompanisë ceke, ERE njofton se do të zhvillojë një seancë dëgjimore me kandidatët që sipas grupit të punës plotësojnë kriteret e kërkuara.
Burime pranë këtij institucioni thonë se pesë dosje të depozituara gjatë këtyre tre ditëve plotësojnë këto kritere çka do të thotë se në mbledhjen e bordit të komisionerëve do të dëgjohen pesë kandidatë. Ndërkohë ERE njofton edhe mbledhjen e radhës, atë të datës 21 janar në të cilën pritet heqja e licensës së shpërndarjes dhe furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike, shoqërisë CEZ Shpërndarje.
Procesi i përzgjedhjes së administratorit po kryhet në të njëjtën kohë me atë të heqjes së licencës në mënyrë që të mos ketë vakum në administrimin e shoqërisë pas largimit të cekëve. Administratori do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes deri sa licenca t’i kalojë një subjekti tjetër.
Top Channel