Video/ Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht
Moska “përfundoi” raportin e saj për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara ku zgjedhjet cilësohet larg standardeve demokratike.
Raporti është hartuar nga organizata joqeveritare më kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi. Sipas dokumentit, gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e zgjedhjeve, më 6 nëntor 2012, u vunë re shkelje në masë të standardeve demokratike të njohura universalisht si dhe mungesë e respektimit të angazhimeve ndërkombëtare nga ana e kandidatëve për president.
Kjo, thuhet më tej në raportin grotesk të Moskës, dhe shumë faktorë e parregullësi të tjera në proces pengojnë që të quajmë zgjedhjet në SHBA “të ndershme dhe të hapura”, ndaj zgjedhja e Obamas nuk mund të quhet objektive.
“Kritikat” e Moskës mbërrijnë pak ditë para betimit të presidentit Obama. Ai u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë duke mposhtu rivalin republikan, Mitt Romney.
Top Channel