
Raporti i fundit i “Freedom House” e renditi Shqipërinë dhe Kosovën mes
58 vendeve “pjesërisht të lirë”. Shqiperia vleresohet me indeksin 3 per
Lirite Civile dhe po kaq për të Drejtat Civile.
Shtete te tille vuajne shpesh nga nje mjedis i korruptuar, sundimi i dobet i ligjit, përplasjet fetare dhe etnike, si dhe nga dominimi i një partie të caktuar, në skenen politike. Vlerësimet nga 1 deri në 2.5 vlejnë për vendet e lira, nga 3 në 5 vendet me liri të pjesshme dhe nga 5.5 në 7 vendet jo të lira.
Kosova ndërkaq ka vlerësime të njëjta në dy shtyllat kryesore që, sipas ‘Freedom House’, përcaktojnë lirinë e një vendi. Ky vend mori notën 5 për të drejtat politike dhe 4 për liritë civile.
Nga vendet e rajonit, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, në radhën e vendeve me liri të pjesshme janë Bosnja dhe Maqedonia. Ndërsa, Serbia, Kroacia e Mali i Zi, radhiten në mesin e vendeve të lira.Raporti i ‘Freedom House’ për vitin 2013 i referohet zhvillimeve politike ne 195 vende te botes.
Konkluzioni i pergjithshem i raportit eshte se ajo qe u arrit ne Lindjen e Mesme vitin e kaluar intensifikoi represionin dhe “Freedom House” bën thirrje për udheheqjen e Shteteve te Bashkuara, duke kritikuar si administraten Obama ashtu edhe opoziten republikane, qe deri tani kane hezituar, ndersa demokracia ne bote ka shenuar renie per te shtatin vit me radhe.
Ndersa numri i vendeve të klasifikuara si te lira ne vitin 2012 ishte 90, 3 më shumë se viti i kaluar, 27 vende pesuan renie, krahasuar me 16 qe pesuan rritje. Në këtë grup perfshihet Libia, vend qe kaloi nga “Jo i lire” ne “Pjeserisht i Lire”, po keshtu Mianmari dhe nje numer vendesh afrikane, ndersa renie pesoi Rusia, Turqia apo Ukraina. Prej vitit 1972 ‘Freedom House’ nxjerr raporte vjetore duke vleresuar lirite ne bote.
Top Channel